Friday, November 22, 2024

Brdariç: “Për pak mund të quhet ndeshje perfekte. Mos kërkoni më tepër, s’jemi Manchester City”

Lexo

Vllaznia fitoi 2-0 ndaj Skënderbeut, në sfidën e mbajtur në “Loro Boriçi”. Pas kësaj sfide, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, u shpreh:

“Jam i lumtur për djemtë e mi, për lojtarët dhe situatën ku ndodhemi. Merituam 3 pikët sot pasi bëmë një pjesë të parë mjaft të mirë. Për pak mund të quhet ndeshje perfekte. S’duhet harruar që është sfida e 3-të në 7 ditë dhe në pjesën e dytë duhet të menaxhonim pak. Disa herë kemi humbur topa dhe duele për gabimet tona, në një mënyrë që nuk dëshirojmë të ndodhë. Po kërkonim golin e 3-të, por nuk kishim sukses. Por përsëri me 2-0 jam i lumtur.

Ndeshjen e fundit kundër Tiranës po fitonim 3-0 dhe dëgjuam që Tirana nuk ishte mirë. Sot fituam 2-0, por ne nuk jemi Manchester City. Duam të mbajmë nivelin, të shkojmë para, ky është stili ynë i lojës së futbollit. Na duhen lojtarë që e mbajnë këtë nivel. Kundër Tiranës dhe sot i kemi dhënë mundësinë lojtarëve të rinj që të jenë në fushë.

I kemi analizuar ndeshjet çfarë mund të bëjmë më mirë, si me Tiranën dhe sot kemi gjetur shumë gjëra që mund të përmirësojmë. Megjithatë kemi marrë 6 pikë dhe kjo tregon që kemi bërë mjaft mirë. Ne bëmë futboll të bukur me vrapimet dhe kombinimet tona. Ky është objektivi ynë.

Krymi në qendër? Me Juriç dhe Stojanoviç dy lojtarë me eksperiencë nuk ishin të mundur të luanin sot. Bashkë me stafin dhe drejtorin kemi menduar të bëjmë zgjidhjen më të mirë. Folëm me djemtë të marrë gjithsecili përgjegjësinë e tij. Sala bëri mirë në vendin e Krymit. Krymi është lojtar i zgjuar, nxjerr topin mjaft mirë nga poshtë. Gurishta luajti mirë gjithashtu”, tha Brdaric.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img