Do të luhen këtë fundjavë 4 prej ndeshjeve të javës së 5-të në kampionatin e vajzave. Tre prej sfidave janë planifikuar të shtunën, një të dielën ndërsa ndeshja përmbyllëse e javës, Gramshi– Apolonia do të luhet të mërkurën e 13 nëntorit në ora 14:00.
Kinostudio – Teuta do të hapë javën e 5-të të kampionatit. Ndeshja do të zhvillohet në QSK Kamëz në ora 10:00.
Në ora 11:00 është programuar sfida Lushnja – Laçi, ndërsa në kompleksin “Halili” do të luhet ndeshja klasike Tirana – Vllaznia. Ky takim është planifikuar të luhet në ora 15:30. Të dielën do të zhvillohet ndeshja tjetër e javës mes Egnatias dhe Partizanit, në ora 13:00.
Java e 5-të e kampionatit të vajzave:
Kinostudio – Teuta, e shtunë, ora 10:00
Lushnja – Laçi, e shtunë, ora 11:00
Tirana – Vllaznia, e shtunë, ora 15:30
Egnatia – Partizani, e diel, ora 13:00
Gramshi – Apolonia, e mërkurë, ora 14:00