Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, ka theksuar se e sheh Vllazninë si një rival direkt për ambiciet e skuadrës së tij për të qëndruar në majat e tabelës së klasifikimit. Duke folur sot para mediave, tekniku ka analizuar sfidën, por edhe ka shtuar se është herët që të flitet për titullin kampion.
“Vllaznia po kalon një moment të mirë. Sigurisht, ka një sulm që ka shënuar më shumë se të gjithë. Mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur dhe e kujdesshme.
Fikusi kryesor është te ekipi im. Me Vllazninë është ndeshja e radhës. Sigurisht që është një kundërshtar direkt për pritshmëritë që kemi ne, por mendoj që të bëhet më e mira.
Përderisa kanë shumë gola kanë edhe sulmin më të mirë. Mendoj se Veseli nuk është ende në 100% të tij, kemi qenë pak të detyruar ta futim në lojë. Por mendoj se me eksperiencën që ka, ka shërbyer. Për sa i përket ndalesës së sulmit të Vllaznisë, mendoj se kemi masat e duhura.
Gjendja e skuadrës është ë mirë, përveç Kasës, që vazhdon të vuajë dëmtimin e ndeshjes me Laçin. Por mendoj që grupi është drejt fokusit kryesor, i gjithë i bashkuar.
Ç’është e vërteta gjatë këtyre javëve kemi pasur kurbë në lojë dhe rezultate. Shpresojmë që të gjejmë vazhdimësinë për këtë gjendje të mirë.
Bashkë me trajnerin dhe drejtorin kemi bërë një plan që para tre viteve, kur nisa kontratën me Egnatian. Mendoj që ai sukseset i ka sjellë. Me shitjen e lojtarëve ne kemi bërë diçka tjetër dhe shpresojmë t’ia arrijmë edhe gjatë këtij viti.
Titulli? Nuk ka ardhur akoma gjysma e kampionatit, është shumë shpejt për të folur. Por diçka po ndodh, dikush po hep shenjat e para. Por mendoj se është shumë shpejt akoma.
Tifozët? Mendoj se ne kemi nevojë për tifozët, si çdo ekip. Por një qytet i vogël siç jemi ne, të gjithë duhet të jenë të pranishëm për të mbështetur skuadrën”, tha Tetova për mediat.
(Video) Prononcimi i trajnerit të Egnatias Edlir Tetova në pragndeshjen me Vllazninë. Superiore, java e 13-të.