Thursday, November 14, 2024

Kevin Dodaj, pjesë e listës së Kombëtares U-21 për dy miqësoret me Moldavinë. Trajneri Bushi publikon emrat e lojtarëve të grumbulluar

Lexo

Talenti i sulmit shkodran Kevin Dodaj është pjesë e listës së Kombëtares shqiptare U-21 për dy ndeshjet miqësore që do të luihen më datë 15 dhe 18 nëntor ndaj Moldavisë. Kuqezinjtë nisin të hënën grumbullimin për këto dy takime, ndërsa trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me emrat e 22 lojtarëve të ftuar.

Tetë lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa futbollistët e tjerë aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.

Të dy takimet miqësore do të zhvillohen në stadiumin e Vorës. Kuqezinjtë do të luajnë takimin e parë më 15 nëntor, në orën 14:00. Më 18 nëntor, shpresat do të zhvillojnë edhe ndeshjen e dytë po në orën 14:00.

Më poshtë, edhe lista me emrat e 22 lojtarëve të ftuar nga stafi teknik i Kombëtares U-21:

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img