Friday, November 22, 2024

Kategoria e Tretë-KF Shiroka, të shtunën në fushë ndaj Partizanit B për sfidën e parë të kampionatit. Stadiumi “Arena e Demave”, ora 14:00

Lexo

Siç është bërë me dije edhe më herët, Kampionati Kombëtar i futbollit për Kategorinë e Tretë nis këtë fundjavë me ndeshjet e të dy grupëve, A dhe B. Në grupin A, spikat dueli, Partizani B-KF Shiroka, ndeshje kjo që konsiderohet si më e rëndësishmjja e kësaj jave.

Sektori i garave pranë FSHF-së ka planifikuar që sfida në fjalë të luhet ditën ne shtunë në stadiuminm “Arena e Demave” duke nisur nga ora 14:00. Një përballje kjo mes dy skuadrave që në objektivin e tyre kanë kualifikimin për një kategori më lart, atë të dytën.

Partizani vendas është është një skuadër e konsiliduar e cila e ka kërkuar kalimin në të dytën edhe vitin e kaluar por pa ia arritur qëllimit, gjë që do të këmbëngulë edhe për këtë sezon futbollistik.

Ndërkohë, KF Shiroka, skuadër që përfaqëson qytetin e Shkodrës, e formuar pak muaj më parë, falë punës serioze të bërë nga administratori Ergi Axhani, së bashku me stafin teknik, Fatmir Axhani, Valmir Kurti dhe Bujar Celufaj, futet në garën e këtij sezoni vetëm me një objektiv, atë të kualifikimit në kategorinë e dytë. Ky është vetem objektivi fillestar, sepse synimet e KF Shiroka, janë për të ecur më tej, drejt kategorisë së parë si dhe Superiores.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img