Friday, November 15, 2024

Ilir Topuzi zgjidhet zëvendës president i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes – NGA FATMIR POPJA

Lexo

Një nga emrat më të spikatur të peshëngritjes shqiptare të dekadave të fundit është zgjedhur këtë mesjavë zv.president i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Bëhet fjalë për ish sportistin dhe sipërmarrësin e suksesshëm, elbasanasin Ilir Topuzi. Ai pason në këtë post Ilir Kullën i cili u dorëhoq nga ky pozicion para disa javësh.

Pas një mbledhjeje të gjatë në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes, u zgjodh Ilir  Topuzi në këtë post shumë të rëndësishëm në peshëngritjen shqiptare. Në votimin për zgjedhjen e zv. presidentit të FSHP morën pjesë sportistë dhe trajnerë nga të gjitha ekipet e peshëngritjes shqiptare.

Ata vlerësuan seriozitetin dhe kontributin e jashtëzakonshëm në sportin e peshëngritjes të Ilir Topuzit. Ai gjatë procesit të votimit mori mbështetjen maksimale për postin e zv.presidentit të FSHP duke u vlerësuar si aset i rëndësishëm i sportit.

Ilir Topuzi është ish-peshëngritës i Elbasanit gjatë periudhës 1982-1992 dhe 1992-1993 me ekipin e Livornos në Itali. Si sportist Ilir Topuzi është shpallur nënkampion kombëtar në peshën 67 dhe 75 kg dhe  është një emër i mjaft njohur i peshëngritjes dhe biznesit.

Ilir Topuzi ka garuar  me kampionin e botës Luan Shabani, Pirro Dhima, Viktor Mitro, Mirjan Hakani, Ardjan Daka etj. Edhe më herët Topuzi ka mbajtur  postin e  zv.presidentit të FSHP dhe në 2018 ishte favorit për postin e Presidentit të FSHP.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img