Friday, November 15, 2024

(Intervista) Alsid Tafili: “Kujdes Teutën e Edi Martinit”. Ish mesfushori i Vllaznisë vlerëson Malën, por mendon se shkodranët duhet të jenë më agresivë

Lexo

Sezonet e fundit në Shkodër po flitet shumë për titullin kampion, që mungon prej shumë vitesh. E njëjta gjë edhe këtë sezon, duke parë ecurinë e skuadrës në këto 13 javë, por sërish nuk do të jetë e lehtë. Alsid Tafili, një nga emrat që kanë kontribuar për fanellën kuqeblu vitet e fundit, ka dhënë një intervistë për “Panorama Sport”.  Tafili luan ende futboll me Basanian dhe njëkohësisht është menaxher, ndaj dhe jep opinionin e tij për pozicionet ku skuadra ka më shumë nevojë për përforcime.

Tafili, duket sikur ka një ndryshim pozitiv te Vllazni në fazën e dytë. Ju si e keni parë skuadrën?

Është e vërtetë se është një Vllazni ndryshe këtë fazë. Shoh një skuadër me mentalitetin e duhur, ekipi ngulmon për fitoren në çdo ndeshje dhe ndaj çdo kundërshtari.

Një lojtar që do ta veçoje nga të tjerët deri më tani?

Esat Mala po bën shumë mirë, duke e ndihmuar mjaft ekipin. Ai është konfirmuar si një nga futbollistët më cilësorë të kampionatit. Pavarësisht ulje-ngritjeve që ka pasur, ka gjetur stabilitetin dhe po tregon vërtet atë çfarë ai kanë.

Endri ÇINARI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img