Thursday, November 21, 2024

Nis sfida, Shqipëri-Ukrainë. Një minutë heshtje përpara fillimit të ndeshjes në nderim të futbollistit 14 vjeçar, Martin Cani, i ndarë nga jeta një ditë më parë. Surprizojnë ukrainasit, shënojnë 2 gola që në start

Lexo

Ka nisur në stadiumin “Air Albania” ndeshjen e fundit për fazën e grupeve në Ligën e Kombeve. Përpara startit të takimit, është mbnajtur një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të futbollistit 14 vjeçar të ekipit Dinamo, ndarë nga jeta një ditë më parë.

Kuqezinjtë e Silvinjos synojnë me çdo kusht fitoren, për të shpresuar te vendi i parë në renditjen e Grupit B1. Sa i përket formacioneve zyrtare, surpriza mund të quhen Ernest Muçi dhe Jasir Asani, të cilët nuk priteshin nga minuta e parë, por do të jenë titullarë.

Skuadrat e kanë nisur ndeshjen me këto formacione:

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Muçi, Daku.

UKRAINA: Trubin, Mykolenko, Matviyenko, Zabarnyi, Konoplia, Kaliuzhnyi, Sudakov, Zinchenko, Hutsuliak, Mudryk, Yaremchuk.

Surprizuese, minutat e para të takimit. Ndërkohë që pritet një fitore e Shqipërisë për të marrë vendin e parë në grup, kombëtarja ukrainase befason, kur në dy aksioni radhasi shënojnë në porten e Strajoshës. Fillimisht është Zinchenko në minutën e pestë, i cili me një gjuajtje të bukur, e ndal topin në rrjetë, ndërkohë që më pas është Aremchuk që nuk fal në zonë me kokë, duke dyfishuar avantazhin. Shqipëria 0 dhe Ukraina 2.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img