Saturday, November 23, 2024

Daja: “E kisha thënë që do të ishte një lojë e hapur. Barazimi nuk është rezultat i keq në Korçë. Këtë pikë ia dedikojmë Martinit dhe ndarjes së tij nga jeta”

Lexo

Dinamo ia doli të shmangë humbjen ndaj Skënderbeut duke barazuar 2-2. Pas sfidës, trajneri i Dinamos, Ilir Daja, u shpreh:

Barazimi? Të luash në Korçë është shumë bukur. Një ambient mjaft i mirë. E kisha thënë që do të ishte një lojë e hapur. Kjo u tregua edhe në fushë. Në golin e dytë ishte inekzistent.

Këtë pikë sot ia dedikojmë Martinit dhe ndarjes së tij nga jeta. Ngushëllime për familjarët dhe nuk gjej dot fjalë për të ngushëlluar prindërit e tij. Shpresojmë dhe dëshirojmë që të mos kemi raste të tilla. Të kthehemi te ndeshja. Barazimi nuk është rezultat i keq në Korçë.

Zabërgja ishte larg portës? Zabërgja kishte ndryshuar vetëm krahët. Ajo që e largoi ishte Vila, i cili duhej të spostohej nga qëndra për t;i lënë më shumë hapësirë Zabërgjës. Kjo bëri më larg portës në pjesën e parë dhe në pjesën e dytë ndryshuam diçka në këtë pjesë.

Sa ndikuan mungesat? Ka dy gjëra. E para mungon një lojtar i rëndësishëm, i cili është lidër. Dy ekstremet, si në mbrojje dhe në sulm ishin mungesa të rëndësishme që mezi zëvendësohen.

 “Final – Four”? Jemi dora e vjetër e trajningut. I marrim gjërat hap pas hapi. Nuk mendojmë shumë se çfarë mund ntë ndodhë deri në fund të kampionatit. Pjesa e dytë na takon neve dhe lojtarët ndryshuan githë lojën. Kemi shumë mundësi pavarësisht mungesave. Por më mirë hap pas hapi për të bërë gjëra të mëdha”, ka përfunduar timonieri i kryeqytetasve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img