Saturday, November 23, 2024

Gvozenovic: “Nuk jam i kënaqur me barazimin“

Lexo

Sfida mes Skënderbeut dhe Dinamos u nda barazim2-2. Pas sfidës Ivan Gvozenovic, u shpreh:

“Pjesa e parë reaguam mirë, shënuam dy gola pas 0-1. Pastaj erdhi goli i dytë shumë shpejt dhe nuk menaxhuam situatën shumë mirë. Kishim dy raste për gol me Rashica dhe Balaj. Nuk jemi të kënaqur me një pikë, por kjo është situata. Lojë e mirë, nuk mund të them asgjë. Goli i dytë erdhi nga gabim amator, ishin tre lojtarë nga krahu i majtë, doli topi dhe shënoi Dinamo.

Ishte gabim goli i parë, por jo kur humbi topin Doka, por ishte gabim në reagim. Ne nuk ishim në bllok të shpejtë, sot ishim 4-2-3-1. Frenklin ishte prapa Bismark. Ne e dimë që ai ka cilësi fizikisht dhe është mirë kur sulmon hapësira prapa kundërshtarit, ai ishte pak i lodhur. Isha dhe me ide për të futur Jurin andej. Kishim mundësi të mira në fazën sulmuese, por nuk kapim situata të mira kur gjuajti Balaj në fund në portë, ishim në avantazh numerik.

Nuk jemi ndoshta shumë agresiv në mbrojtje, e gjithë skuadra. Vjet ishim më agresivë, me ekuilibër kur nuk kishim topin, këtë vit jemi më butë.

Kur ndërron shumë lojtarë prapa, problem. Çdo ndeshje ndërrojmë 1-2 lojtarë. Dhe ky është problem pse nuk kemi stabilitet nga prapa.

Presioni është pjesë e futbollit. Ne e dimë si është situata, nuk mund të them si një alibi. Donim të fitonim sot”, u shpreh Gvozdenoviç për RTSH.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img