Saturday, November 23, 2024

Brdariç: “Mund të ndëshkoheshim nëse nuk shënonim. Teuta luan mirë në transferta, ishte e vështirë”

Lexo

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric ka folur pas fitores 2-1 kundër Teutës:

“E prisnim një ndeshje të vështirë, e nisëm mirë, por për fat të keq nuk shënuam shpejt. Me shumë tranzicione në të dy krahët, ishte një ndeshje e hapur, shënuam në momentin e duhur dhe në pjesën e dytë duhej të mbyllnim ndeshjen e shënonim të dytin, që të mos lihej Teuta të kthehej në lojë. Ishte një gol shumë i bukur i Teutës nga distanca dhe pas tij kishim shumë mundësi për të shënuar. Edhe mund të ishim ndëshkuar, por në fund të fundit duhet të besosh deri në fund, që kemi cilësi për të shënuar dhe në fund bëmë një gol mjaft të bukur me një aksion mjaft të bukur.

Dua t’ia dedikoj fitoren djalit të presidentit, i thashë  dje që nëse fitojmë tre pikët, janë për të. Ai është një djalë që shpesh vjen me ne dhe jam i lumtur për të. Ne kemi të ardhmen përpara te Vllaznia, duam të arrijmë diçka speciale dhe fitorja ishte diçka speciale sot.

Nuk ishte objektivi ynë të ishim aq pasiv në pjesën e dytë, e dimë që Teuta është mirë fizikisht, kanë mundësi të luajnë shumë fort jashtë, fitojnë duele dhe me ide për të luajtur futboll. Nuk është e thjeshtë të mbrosh ndaj tyre. Por përsëri ne besojmë në rrugën tonë, padyshim duhet të punojmë në disa gjëra shumë mirë. Pozitiva është që mund të përmirësohemi, do analizojmë ndeshjen për të bërë më mirë për ndeshjen e radhës.

Gruda nga fillimi? Çdo gjë do kohën e vet, kemi shumë lojtarë të aftë të luajnë. Gruda ka ardhur pas një dëmtimi shumë të gjatë, pas një ndërhyrje. Ka qenë mirë në stërvitje në javën e kaluar, bëri 45 minuta të mira në miqësore dhe jam i sigurt që do të ndihmojë shumë ekipin në të ardhmen”, tha Brdariç për RTSH pas ndeshjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img