Martini: “Luajmë me intensitet, rrezikojmë dhe nuk fitojmë. Na duhen pikët. Më vjen keq për rezultatin”

Teuta është mposhtur nga Vllaznia 2-1 në “Loro Boriçi”. Pas ndeeshjes, trajneri i miqve durrsakë, Edi Martini, u shpreh:

“Fati ka lidhjen e tij në ndeshje. Zhgënjehem që marrim gola në minutat e fundit të pjesëve. Një pasim në fazën e fundit në 30 metra na mungon. Luajmë me intensitet, rrezikojmë dhe nuk fitojmë.

Ishim më lart se Vllaznia. Mirë kur nuk performojmë dhe humbasim, por kur luan mirë, ke raste dhe humbet nuk e pranoj. Bëmë një ndeshje të mirë. Boçi u lodh shpejtë dhe e ndërrova.

Patëm shumë raste dhe kur dilnim para porte ishim me shenja 0 inferioriteti e prapë nuk ia arrinim. Vllaznia ishte e çekuilibruar dhe prapë nuk i shënuam. Shkonim drejt portës e ndaj kisha shpresa që të fitonim. Na duhet pikët pasi tabela tregon se kush je. Më vjen keq për rezultatin”, u shpreh Edi Martini.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu