Vllaznia-Laçi 10-0(Shënuese: Megi Doçi 13’, 45’, 80’, Klaudia Borçi 77’, 79’, 84’, Esmeralda Franja 17’, Marie Ahamadi 32’, Raeanne Joes 55’, Marie Pressley 74’)
Vllazni në futboll për femra vijon serinë e fitoreve. Kështu ka ndodhur edhe në javën e shtatë të kategorisë Abissnet Superiore, kur në ndeshjen e kësaj fundjave luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” futbollistet kuqeblu të drejtuara nga trajneri i tyre Nikolin Leka kanë mundur me rezultatin e thellë 10 me 0 ekipin e Laçit.
Dy futbollistet më të spikatura të kësaj ndeshje ishin Megi Doçi dhe Klaudia Borçi, tunden nga tre herë rrjeten portës kundërshtare. Për Doçin, golat do të vinin në minutat 13-të, 45-të dhe 80-të, ndërsa për Borçin, përkatësisht në minutat 77-të, 79-të dhe 84-tërt.
Ajo që të bie në sy tek këto golashënuese është fakti se kemi të bëjmë me dy futbolliste, që njëra i përket përvojës si Megi Doçi, e cila prej disa vitesh spikat si golashënuesja më e mirë e kampionatit shqiptar, dhe tjetra, si futbollistja e re Klaudia Borçi, e cila po ecen me shumë sukses përkrah Doçit duke u konfirmuar si një ndër sulmueset më cilësore të futbollit shqiptar të femrave.
Katër golat e tjerë kuqeblu në portën e Laçit, mbajnë autorësinë e kapitenes Ezmeralda Franja, e cila shënoi në minutën e 17-të, Marie Ahamadi në të 32-tën, Raeanne Jones në minutën e 55-të dhe Marie Pressley në minutën e 74-tërt.
Me këtë fitore ndaj Laçit me rezultatin e thellë 10 me 0, e shtata radhazi në shtatë ndeshje, Vllaznia vazhdon të kryesojë kampionatin kombëtar të Superiores së femrave me 21 pikë të plota. Pas saj, është Granshi i vendit të dytë me 16 pikë, Partizani i treti me 15 pikë, për të vijuar rme Apoloninë 13, Kinostudio 8, Laçi dhe Egnatia me nga 7 pikë, Tirana 3 pikë, dhe mbyllin renditjen, Teuta dhe Lushnja me 0 pikë.