Tirana U17-Vllaznia U17, 0-4(Shënuese: Egla Hoxha 38’, 51’, 66’, Herta Hasaj 70’)
Formacioni i Vllaznisë U17: Ambra Reshiti, Besarda Guri, Desara Lorja, Imelda Ara, Herta Hasaj, Lusil Cungu, Egl Hoxha, Drilona Mataj, Julisa Kolekaj, Ecrin Ileri, Françeska Hila.(U aktivizuan: Eriana Haxhija, Megi Faslija, Klara Preka, Anida Jubani). Trajner: Nikolin Leka
Krahas Kampionatit Kombëtar të Superioeres, i cili pas javës së shtatë ka për kryesuese ku Vllazninë me 21 pikë, këtë fundjavë ka startuar edhe kampionati kombëtar i moshaveve U17.
Që në javën e parë spikat fitorja e Vllaznisë, e cila edhe pse luajti në transfertë me Tiranën, mundi skuadrën bardheblu me rezultatin 0 me 4. Një ndeshje kjo e dominuar tërësisht nga futbollistet e reja shkodrane, të cilat nuk e vunë për asnjë moment në diskutim fitoren.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka ushtroi presion në portën kundërshtare që në fillim të ndeshjes, por goli i parë do të vinte vetëm në minutën e 38-të me autore Egla Hoxhën. Duke mbyllur pjesën e parë në favorin e Vllaznisë 0-1.
Do të ishte përsëri futbollistja e talentuar Egla Hoxha, e cila në pjesën e dytë do të shpërthente edhe me dy gola të tjerë radhazi, përkatësisht në minutat 51 dhe 66 duke e çuar avantazhin kuqeblu në 0 me 3.
Për të mbyllur të gjithë takikin do të mendonte Herta Hasaj, e cila me golin e shënuar në minutën e 70-të, vulos rezultatin e të gjithë takimit, 0 me 4 në favor të Vllaznisë.
Një nisje kjo mjaft bindëse për skuadrën e vajzave futbolliste 17-vjeçare kuqeblu, të cilat duket se do të ecin nën ritmin e ekipit të parë të Vllaznisë, me objektiv për të përsëritur suksesin e sezonit të kaluar, fitimin e titullit kampion.
Gaspër MARKU