Sunday, November 24, 2024

(Video) Karate-Lezhjanja Mikela Skandaj, konkuruese në Kupën e Botës

Lexo

Kupa e Botes 2024 në sportin e karatesë, e cila po zhvillohet në Itali, ka një të veçantë këtë edicion, pasi për herë të parë një karateiste shqiptare është konkuruese. Bëhet fjalë për talenten lezhjane Mikela Skandaj, nënkampione e Europet, që siç e kemi bërë të ditur edhe më herët, pas një hezitimi absurd nga ana e Federatës Shqiptare të Karatesë për të pranuar kërkesën e saj për të përfaqësuar Shqipërisë, tashmë Skandaj është përfaqësuese e Kombëtares Italiane në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm ndërkombëtar.

Lajmi bëhet i ditur gazeta  Veroneze L’Arena, atje ku Mikela dhe familja e saj jeton prej disa vitesh. Duke i bërë komplimetat e duhura për garat e zhvilluara në Kampionatin Europian që u zhvillua në Poloni, zbuloj edhe kalendarin e Kupës së Botës 2024.

I kontaktur në telefon, babai i talentes lezhiane, Angjelin Skandaj, thotë për gazeten se Mikela është e lumtur që merr pjesë për herë të parë në Kupën e Botës, por thekson se shorti u tregua i pa mëshirshëm duke e hedhur Mikelen në vazon ku marrin pjesë vajzat e grup moshave nga 15 deri  18 vjeçe dhe do të jetë shumë e vështirë për t’u futur në zonën e medaljeve. Por Mikela Skandaj, nuk ka asgjë për të humbur dhe do të kërkojë të shpalosë vlerat e veta.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img