Monday, November 25, 2024

Elbasan – Zhvillohet “Kupa e Pavarësisë” në qitje me pjesmarrjen e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë së Veriut – NGA FATMIR POPJA

Lexo

Federata Shqiptare e Qitjes Sportive organizoi  “Kupën e Pavarësisë” në qytetin e Elbasanit, me pjesëmarrjen e 34 sportistëve më të mirë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Presidenti i Federatës dë Qitjes Sportive, Stefan Rrufa në mbyllje të këtij aktiviteti falenderoi pjesëmarrësit për angazhimin maksimal dhe për  rezultatet cilësore të arritura në të gjitha garat e zhvilluara. Ai  falënderoi edhe Klubin shumësportësh të Elbasanit si edhe drejtorin Artin Kovaçi për mbështetjen e jashtëzakonshme që bashkë me stafin e tij mundësuan mbarëvajtjen e aktivitetit.

Në mbyllje të garave  vendin e parë në disiplinën pistoletë, për femra dhe meshkuj e siguruan sportistët e Shqipërisë, ndërsa në pushkë meshkuj, vendi i parë shkoi për Kosovën dhe pushkë femra vendin e parë e siguruan sportistët e  Maqedonisë së Veriut.

Aktivitetin e përshendeti Presidenti i KOKSH ,Fidel Ylli, i cili mori pjesë në dorëzimin e diplomave dhe medaljeve. Presidenti Ylli vlerësoi Federatën Shqiptare të Qitjes Sportive për organizimin e eventit në qytetin e Elbasanit, duke theksuar se qëllimi i përbashkët është  masivizimi dhe zhvillimi i sportit në gjithë Shqipërinë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img