Monday, December 9, 2024

Kategoria e Parë-Mbyllen ndeshjet e javës së 13-të. Flamurtari në krye me 32 pikë. E ndjek Besa dhe Vora me nga 31 pikë

Lexo

Me dy ndeshjet e luajtura sot, ku Vora mundi në transfertë Kukësin 0 me 4 dhe Pogradeci fiton me Lushnjen 1-0, është mbybyllur java e 13-të e Kampionatit Kombëtar të kategorisë së parë.

Në sfidën e luajtur në stadiumin “Kukës Arena”, skuadra e Bellait dominon sfidën përballë Kukësit vendas, duke shënuar nga 2 gola për çdo pjesë. Aneni në të 10-tën minuta dhe Tabaku në 19-të, janë autor të dy golave shënuar në pjesën e parë. Ndërkohë, në 45 minutat e dyta, është Ruzgis që shënon një dy golësh, fillimisht në minutën e 64-tërt dhe më pas në të 82-tën duke vulosur rezultatin 0 me 4 në favor të Vorës.

Pas këtij suksesi Vora ngjitet në kuotën e 31 pikëve në klasifikim, po aq sa edhe Besa, një pikë më pak se kryesuesit e Flamurtarit.

Nndërkohë, në ndeshjen tjetër të ditës Pogradeci ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Lushnjën. Trajneri Mema debuton me fitore në krye të skuadrës liqenore. Një gol i Kazem në pjesën e parë i ka dhënë tre pikë të çmuara Pogradecit, që ngjitet në kuotën e 18 pikëve. Për tu theksuar është fakti, se Lushnja ka humbur një mundësi të artë për të marrë pikë, pasi Canka shpërdoroi një penallti të dhënë në favor të Lushnjes në minutën e 95-të të takimit.

Në takimet e ditës së djeshme, Flamurtari mundi Erzenin 2-1 duke qëndruar në krye të renditjes me 32 pikë . Ndërkohë, tre pikë të rëndësishme merr edhe Besa e Kavajës duke fituar 0-3 në transfertë ndaj Korabit, po kështu edhe Burreli fiton në transfertë ndaj Valbonës, ndërsa, Kastrioti mund në shtëpi Apoloninë 1-0.

Rezultatet e javës së 13-të të KK Kategoria e Parë

Dje

Flamurtari 2-1 Erzeni

Korabi 0-3 Besa

Kastrioti 1-0 Apolonia

Valbona 0-4 Burreli

Sot

Kukësi 0-4 Vora

Pogradeci 1-0 Lushnja

Renditja e Kategorisë së Parë, pas javës së 13-të

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img