Thursday, November 28, 2024

Bylis-Vllaznia, të premten në “Adush Muça”. Ballshiotët e vendit të fundit, të “dënuar” për t’i marrë pikë Vllaznisë së vendit të dytë

Lexo

Bylis-Vllaznia, është sfida hapëse e javës së 15-të të Abissnet Superiore. Dy skuadra pothuajse në ekstremet e renditjes do të takohen në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit më 29 nëntor, kur Bylis do të presë Vllazninë.

Vendasit mbajnë vendin e fundit në Abissnet Superiore, me 10 pikë, ndërsa miqtë rendin pas Partizanit dhe mund të marrin kreun në rast suksesi të premten. Gjithçka flet në favor të shkodranëve në letër, pasi kuqeblutë janë skuadra që kanë shënuar më tepër gola, 23, përballë vetëm nëntë të Bylisit, më pak nga të gjithë, megjithatë statistikat pak rëndësi do të kenë karshi domosdoshmërisë për fitore nga ana e skuadrës së Nevil Dedes.

Dy humbje radhazi pas dy barazimeve i kanë vështirësuar pozitat e ballshiotëve në fundin e renditjes, por me tri pikë mund të rregullojnë diçka e të përfitojnë nga ndeshjet e vështirë ta skuadrave në zonën e ftohtë ose pranë saj. Laçi e Skënderbeu ndeshen direkt dhe Bylis mund të kapërcejë apo të barazohet me një prej tyre, ndërkohë që Tirana luan me Partizanin kryesues.

Motivimi për luftë në fushë nuk mungon, ashtu siç nuk mungojnë as alternativat në dispozicion të trajnerit Dede, që i ka të gjithë lotjarët në dispozicion.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img