Thursday, November 28, 2024

(Intervista) Vllaznia-Eslit Sala: Nuk keni parë gjë akoma. Është ende heret, por me formën e mirë që po kalon, Vllaznia synon seriozisht titullin kampion!

Lexo

Eslit Sala ka qenë një nga surprizat pozitive te Vllaznia e këtij sezoni. Mesfushori ka ditur të përfitojë nga situatat dhe ka zënë vend në formacionin e trajnerit Tomas Brdariç, madje duke u shndërruar në një pikë të fortë për kuqeblutë. Ai ka shënuar edhe një gol në ndeshjen kundër Dinamos në Elbasan. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, 24-vjeçari ka folur për formën e mirë që po kalojnë shkodranët aktualisht, për objektivin e titullit kampion, duke theksuar se është ende herët për të menduar për të, si dhe për pozicionin e tij në fushë pasi rruga është shumë e gjatë.

Sala, një Vllazni që po marshon drejt kreut... Tashmë gjithçka duket në rrugën e mbarë për ju, apo jo?

Po, mund të them se kemi arritur një formë shumë të mirë, që po reflektohet edhe me rezultate, pavarësisht se ende s’kemi arritur asgjë. Kemi rrugë të gjatë përpara dhe duhet të jemi të përqendruar për të marrë maksimumin gjithmonë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe t’i marrim ndeshjet një e nga një.

Të premten udhëtoni drejt Ballshit për t’u ndeshur me Bylisin. Si e shikoni këtë takim?

Çdo ekip është i vështirë këtë sezon, ka pak diferenca. Prandaj të gjitha ndeshjet janë të vështira, nuk duhet parë fakti që Bylisi është në fundin e tabelës dhe do të jetë e lehtë. Patjetër ne shkojmë atje me objektivin për fitore, për të marrë maksimumin e pikëve.

Endri ÇINARI

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img