Konferencën për shtyp të pragndeshjes, Bylis-Vllaznia, e vlefshme për javën e 15-të të Abissnet Superiore, gjermani i pankinës kuqeblu e ka filluar me një urim për festën e Pavarësisë, ndërkohë që më pas, duke folur për ndeshjen, ndërsa vlerëson eksperiencen e trajnerit Nelil Dede në krye të Bylisit, kërkon që skuadra e tij të vijojë rezultatet pozitive
“I urojmë Shqipërisë për Pavarësinë, kemi një objektiv për ndeshjen e nesërme në Ballsh dhe sot jemi mes përgatitjeve dhe festës. Është një ndeshje komplet ndryshe, disa javë më parë kanë sjellë një trajner me eksperiencë si Nevil Dede dhe duhet të përgatitemi sa më shumë për ndeshjen e nesërme.
I kemi cilësitë dhe stilin e lojës, na pret një ndeshje e vështirë dhe duhet të jemi të fokusuar për 90 minuta. Ne e dimë situatën tonë, jemi duke u rritur çdo ditë. Duhet të kemi balancë në sulm dhe mbrojtje, duhet të jemi fizikisht dhe psikologjikisht të përgatitur, të disiplinuar, sidomos në mbrojtje dhe të mos i japim mundësi kundërshtarit, na duhet një performancë e mirë nesër.
Lojtarët e mëdhenj me eksperiencë gjithmonë na mungojnë, Krymi është një pikë kryesore e jona, por kemi disa djem që mund të rregullohet në qendër. Në çdo ndeshje punohet në maksimum, sezoni është i gjatë, kemi një sfidë shumë të madhe përpara, deri më 20 dhjetor kemi shumë sfida. Në qoftë se fitojmë nesër do të jetë edhe më e thjeshtë”, tha Brdariç.
(Video) Prononcimin e plotë në video të trajnerit kuqeblu, Tomas Brdariç për pragndeshjen e javës së 15-të, Bylis-Vllaznia, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.