Gramshi-Tërbuni 1-2(Shënues: Muzhaqi 90′ / Gjini 82′, 84′)
Mbas dy humbjeve, Tërbuni rikthehet tek fitorja. Këtë e ka bërë sot, teksa ka mundur në transfertë ekipin e Gramshit. Ndeshja e vlefshme për javën e nëntë të Kategorisë së Parë, grupi A, është vendosur nga dygolëshi i shkodranit, Jurgen Gjini.
Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje është mbyllur në barazim, 0 me 0, ndërkohë, në 45 minutat e dyta, në skenë del shtatlarti Gjini. Ish futbollisti i Vllaznisë dhe i disa skuadrave, në Shqipëri dhe Kosovë, në harkun kohor të katër minutave, përktësisht, 82’ dhe 84’ e dërgon topin në rrjetën e portjerit vendas, Sogani.
Ragimi i gramshiotëve ka qënë i shpejtë, por përpjekjet e tyre nuk shkuan më tepër sesa shënimi i një goli të vetëm me autor Muzhaqin në minutën e 90-të, por pa mundur të pengojnë fitoren e merituar të Tërbunit, 1-2.
Me këtë fitore, Tërbuni i drejtuar nga trajn eri Sinan Bardhi, pozicionohet në vendin e pestë të klasifikimit, me 14 pikë, 3 më pak sesa Besëlidhja e vendit të katërt, ndërkohë që në tre vendet e para renditen, Luzi i Vogël, Sopoti dhe Iliria, përkatësisht me 23, 19 dhe 18-të pikë.
(Video) Pamje nga ndeshja, Gramshi-Tërbuni 1-2. Dy golat e sulmuesit Jurgen Gjini. Java e 9-të, kategoria e dytë.
Gani PEMAJ