Wednesday, December 4, 2024

Tjetër largim nga Vllaznia. Pas Podrimcakut, në të njëjtin proçes është edhe sulmuesi Matouti

Lexo

Vllaznia përgatitet për Prej së shtunës Vllaznia ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës kundër Dinamos, që luhet të mërkurën në “Loro Boriçi”, në orën 19:30. Është një javë e ngjeshur në fakt, sepse pas Dinamos kuqeblutë do presin në Shkodër Elbasanin.

Janë dy sfida që mund të përcaktojnë shumë në garën për “Final 4”, edhe pse nuk është mbyllur ende gjysma e garës. Dinamo dhe Elbasani janë rivalë direkt të Vllaznisë këtë edicion dhe skuadrës së Bardariç nuk i lejohet të gabojë.

GURISHTA – Për ndeshjet e nesërme te Vllaznia pritet një rikthim i rëndësishëm për formacionin. Fjala është për Erdenis Gurishtën, i cili mungoi në humbjen 1-0 ndaj Bylisit. Një mungesë që patjetër ndikoi, pasi mbrojtësi i djathtë është një nga titullarët me më shumë eksperiencë të Vllaznisë. Për 29-vjeçarin u vendos nga stafi mjekësor që të qëndronte jashtë në Ballsh, në mënyrë që të mos e përshkallëzonte dëmtimin e tij.

Gurishta kishte pasur një tërheqje në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Bylisin, që duket se është kaluar dhe ai pritet të rikthehet në fushë këtë javë. Kuqeblutë kanë vuajtur shumë me dëmtimet këtë edicion, ku mbi 11 lojtarë kanë pasur lëndime të ndryshme fizike. Kujtojmë se për 9 herë kampionët e vendit vijon të qëndrojë jashtë Ardit Krymi. Gjendja e mesfushorit do të shihet gjatë kësaj jave, por është e vështirë që ai të luajë ndaj Dinamos dhe kundër Elbasanit.

MATOUTI – Merkatoja e janarit nuk ka ardhur ende, por largimet te Vllaznia duket se kanë nisur. I pari ishte ai i Arton Podrimcakut. Mbrojtësi i majtë shkëputi marrëdhëniet me klubin shkodran para pak kohësh dhe duket se të njëjtën rrugë do të ndjekë një tjetër futbollist. Fjala është për Edlin Matoutit, sulmuesin e ardhur në fund të merkatos verore në radhët e kuqebluve. Ai ka vuajtur një ndalesë që nga java e 8-të e Superiores, ku u dëmtua në ndeshjen ndaj Elbasanit.

Nga dëmtimi i pësuar në shpatull 21-vjeçari është rikuperuar plotësisht, por në pah ka dalë një tjetër problem shëndetësore. Nga analizat e fundit ai rezulton të jetë me anemi dhe ky fakt i ka shqetësuar drejtuesit dhe mjekët e klubit kuqeblu. Nga një situatë e tillë, me shumë mundësi Matouti do të jetë largimi i dytë nga radhët e Vllaznisë pa u mbyllur viti. Por për lojtar problem është kontrata e firmosur mes palëve, që është 3-vjeçare. Ditët në vijim pritet zgjidhja e saj me konsensus mes sulmuesit dhe klubit shkodran.

Endri ÇINARI-Panorama Sport

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img