Kategoria e Parë-Të shtunën, dielën dhe të hënën

Kategoria e Parë ndryshe nga Superiorja nuk do të luajë ndeshje në mesjavë. Skuadrat do të zbresin në fushë që në fundjavë për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 15-të.

Kjo javë do të luhet e ndarë në 3 ditë. Të gjitha sfidat do të luhen në të njëjtën orë 13:30,por të ndara në tre ditë. Të shtunën do të luhet një takim. Gjithçka do të nisë me duelin mes Lushnjes dhe Apolonisë.

Të dielën do të zhvillohen katër takime të tjera. Kështu Flamurtari pret Kukësin,Besa udhëton në transfertë ku do të sfidojë Kastriotin. Gjithashtu do të duelojnë mes tyre Valbona-Vora dhe Korabi-Erzeni.

Ndërkohë ditën e hënë është radha e Pogradecit dhe Burrelit. Dy ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë për këtë javë,ku fitorja është mëse e detyrueshme për ta.

Të shtunën

Lushnja-Apolonia(13:30)

Të dielën

Flamurtari-Kukësi(13:30)

Kastrioti-Besa(13:30)

Valbona-Vora(13:30)

Korabi-Erzeni(13:30)

Të hënën

Pogradeci-Burreli(13:30)

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu