Dinamo ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në një ndeshje të mbyllur në mënyrë dramatike me shifrat 3-2 në “Loro Boriçi” përballë Vllaznisë vendase. Të besuarit e Ilir Dajës shkuan në dhomat e zhveshjes me epërsi të dyfishtë në pjesën e parë, pas golit spektakolar i Zabërgjës ishte ai që i dha avantazhin bluve, ndërsa më pas Nani me një kundërzbritje të shpejtë dyfishoi shifrat.
Fundi i ndeshjes u bë dramatik. Fillimisht i riu Spahija nisi Çobën drejt portës për të shënuar golin që shkurtoi diferencën në minutën e 87. Më pas ishte vetë mbrojtësi ai i cili dy minuta më vonë tundi rrjetën për të bërë hapur përsëri këtë ndeshje për kuqeblutë, por pa mundur dot t’i ndryshojë fatin takimit.
Me këtë fitore, Dinamo shkon në vendin e dytë me 27 pikë, ndërsa Vllaznia në vendin e katërt me dy pikë më pak.