Me dy ndeshjet e luajtura sot, Partizani – Egnatia dhe Skënderbeu – Tirana, që të dyja të mbyllua në barazim, përkatësisht, 1 me 1 dhe 0 me 0, është mbyllur java e 16-të i kampionatit “Abissnet Superiore” .
Më herët, të mërkurën u luajtën edhe tre sfidat e tjera të javës së 16-të. Vllaznia u mund në shtëpi nga Dinamo 2-3, Elbasani triumfoi në “Elbasan Arena” ndaj Bylisit, duke fituar me shifrat 3-1, ndërsa ndeshja Teuta – Laçi u nda në barazimin 1-1.
Rezultatet në fjalë, konfirmojnë Partizanin në vendin e parë me 29 pikië, i ndjekur nga Egnatia dhe Dinamo me nga 27 pikë dhe Vllaznia 25, skuadra këto që për momentin janë pjesë e “Final 4”.