Sunday, December 22, 2024

(Intervista) Ilir Kepa, analizon Vllazninë. Ish mesfushori kuqeblu: Vllazni e “fjetur”, ja çfar nuk shkon në ekip

Lexo

Ilir Kepa, një nga mes fushorët e shquar të Vllaznisë në vitet 80-90 si dhe të ekipit kombëtar, ka folur së fundmi në një intervistë për “Panorama Sport”. Ish-fantazisti u ndal te humbja e fundit me Dinamon, ku thekson se nuk e priste këtë rezultat. Megjithatë ai vlerëson blutë për fitoren në Shkodër. E ndërsa për shkodranët thotë se duhet të gjejnë reagimin dhe nuk e cilëson si krizë këtë moment “jo” të kuqebluve.

Kepa, një humbje e papritur kjo e Vllaznisë ndaj Dinamos?

Realisht mund të them se prisja një reagim nga Vllaznia pas humbjes me Bylis. Por, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe si shkodran e ish-futbollist i kuqebluve më la një shije të hidhur. Ekipi nuk u shpreh në asnjë moment ndaj Dinamos duke u treguar i brishtë në çdo aspekt.

Çfarë nuk shkoi me ekipin në këtë duel?

Loja gjatë 90 minutave ka 2 faza, lojën me top dhe atë pa top. Në lojën me top përfshihen 2-3 lojtarë që marrin iniciativa personale dhe kanë fantazi për ta nxjerrë ekipin para. Ndërsa për lojën pa top merr pjesë gjithë ekipi dhe kjo është pjesa më e rëndësishme, pasi duhet bllokuar çdo manovër e kundërshtarit. Që në asnjë moment nuk u zbatua në ndeshjen ndaj Dinamos, ku ekipi i Vllaznisë u gjet i zbuluar shumë herë.

Endri ÇINARI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img