“Abissnet Superiore” zhvilloi dy ndeshjet e para të javës 17-të. Egnatia ia ka dalë të triumfojë 1-0 ndaj Skënderbeut. Një fitore shumë e rëndësishme për rrogozhinasit në shtëpinë e tyre ndaj në rivali të vështirë si korçarët.
Kampionët e Shqipërisë fituan një penallti nga një prekje me dorë të Vaskez në të 49-tën minutë, që u konfirmua pas kontrollit nga sistemi VAR. Nga pika e bardhë u tregua i saktë Lushkja, i cili ndezi festën në Rrogozhinë. Takimi u kthye në malore për korçarët, pasi Albi Doka u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 58-të, pas një ndërhyrje të ashpër.
Shifrat mbeten të njëjta deri në fund, me Egnatian që tashmë ka 30 pikë dhe renditet në vendin e parë. Skënderbeu, është në vendin e nëntë me 14 pikë.