Sunday, December 22, 2024

Kategoria e Parë/ Burreli i Ditmar Bicajt, fiton në Pogradec dhe ngjitet ne vendin e katërt

Lexo

Pogradeci-Burreli  0-2(Shënues: Helio Zhunior 58’ dhe Fetaj 96’)

POGRADECI: Baci, Ivani, Kastrati, Shkulaku, Lula, Nallbati, Pengu, Danladi, Raza, Panadiç, Alidema. Trajner: Ardian Mema

BURRELI: Dani,Dedgjonaj, Muriel, Shkalla, Ferruku, Arango, Rrapi, Dushkaj, Fetaj, Paloka, Rosi. Ditmar Bicaj

Burreli i drejtuar nga trajneri Ditmar Bicaj ka arritur një fitore shumë të rëndësisjme teksa sot mundi Pogradecin në transfertë me rezultatin 0 me 2. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit ka qënë shumë e dyluftuar, ku të dyja skuadrat kërkonin fitoren tre pikëshe.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim me rrjeta të paprekur, 0-0, ndërkohë që në të dytën matjanët gjejnë golin e parë të avntazhit me anë të Helio Zhunior në minutën e 58-të. Moment ky që erdhi pas daljes me të kuq të Kastratit për vendasit.

Një tjetër karton i kuq edhe për Razën, la Pogradecin me 9 futbollistë në fundin e ndeshjes, kur Fetaj dyfishoi shifrat dhe i siguroi tre pikët Burrelit që kthehet në vendin e katërt në renditje.

Pas 15 javësh skuadra e Burrelit ngjitet në vendin e katërt me 24 pikë ndërsa Pogradec renditet i shtati me 19 pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img