Kombëtarja shqiptare e futsallit do të nisë rrugëtimin në kualifikueset e Kampionatit Europian “Futsal EURO 2026”. Kuqezinjtë janë në Grupin 6 së bashku me Danimarkën, Armeninë dhe Kazakistanin.
Ndeshja e parë do të luhet në shtëpi. Shqipëria do të përballet me Kazakistanin më 13 dhjetor, në orën 19:00, në “Tirana Olimpic Park”. Më 18 dhjetor, Kombëtarja e Futsallit do të zhvillojë sfidën e parë në transfertë kundër Danimarkës, e cila do të luhet në orën 18:00.
Ndeshjet e grupit do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje. Dhjetë ekipet e para të çdo grupi do të kalojnë direkt në finalet e Kampionatit Europian të Futsallit, ndërsa tetë skuadrat e dyta më të mira do të shkojnë në fazën play-off, ku ku do të luajnë shanset për t’u kualifikuar në finalet e Europianit të Futsallës.
Ndeshjet e raundit play-off do të luhen nga data 15 deri më 24 shtator 2025, ndërsa finalet e Kampionatit Europian të Futsallit do të organizohen nga Letonia dhe Lituania, në periudhën 18 janar – 8 shkurt 2026.