Wednesday, December 25, 2024

Vllaznia U21 triumfon në Rrogozhinë. Goli i Ernest Hagrepit i jep fitoren kuqebluve, 0-1

Lexo

Egnatia-Vllaznia  0-1(Shënues: Ernest Hagrepi 28’)

Formacioni i Vllaznisë: Rezart Bunjaj, Gabriel Rroku, Rigerto Çezma, Ernest Hagrepi, Ermal Docaj, Ehrem Hoxha, Alesio Kacaj, Arval Maliqi, Enes Gallube, Gilman Agraja, Amir Brahimi. (U aktivizuan: Rei Kraja, Arlind Ymeraj, Seralb Hotaj). Trajner: Edmond Doçi

Kampionati Kombëtar i kategorisë Abissnet Superiore U21 ka luajtur pasditen e sotme ndeshjeët e javës tetë. Vllaznia U-21 e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi ka triumfuar në Rrogozhinë duke mundur në transfertë Egnatian me rezultatin, 0 me 1.

Fatin e kësaj ndeshje e ka vendosur goli i Ernest Hagrepit, i cili në minutën e 28-të shënoi në portën vendase duke kaluar në avantazh skuadrën e tij, 0 me 1.

Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat, ndërkohë që e dyta është edhe më e fortë dhe më e bukur. Kjo, pasi rrogozhinasit i shtuan forcat sulmuese në kërkim të golit të barazimit, por duke pasur përballë një Vllazni të mirëorganizuar, e cila përpos Maliqit që vinte nga skuadra e parë, e gjithë pjesa tjetër ishte kontigjent i 21 vjeçarëve, jo vetëm që nuk lejoi prekjen e rrjetës, por kërcënoi jo pak herë për t shënuar edhe një gol të dytë qetësie.

Përfundimisht, 0 me 1 për Vllazninë, e cila shkon në kuotën e 15 pikëve, po aq sa ka edhe Bylis, me të cilin ndajnë vendin e dytë dhe të tretë në renditjes, ndërkohë që në krye është Apolonia me 22 pikë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img