Shkodra vazhdon të jetë qyteti protagonist për futbollin e femrave. Tashmë, jo vetëm për ekipin e parë që është plot dhjetë herë kampion i Shqipërisë, por një gjë të tillë po e bëjnë edhe me ekipet e moshave.
Këtu, përpos titujve kampion, më e rëndësishme është përgatitja e brezave të ardhshëm. Njëra prej tyre është edhe Egla Hoxha, 17 vjeçarja e talentuar, e cila po spikat si golashënuese. Në ndeshjen e javës së parë të kampionatit U17, Hoxha i shënoi plot tre gola Tiranës në transfertë, në atë ndeshje ku Vllaznia fitoi me rezultatin 0 me 4. Në prononcimin e dhënë Veriu Sport, Egla flet për ekipin që synon edhe këtë vitë titullin kampion, si dhe në aspektin personal, kërkon shënimin e sa më shumë golave për ekipin si dhe fitimin e “Këpucës së Artë” në fund të kampionatit.
Egla, urime për tregolëshin e shënuar nga ekipit Tirana në tranfertë
Shumë faleminderit. Ndjehem shumë mirë, që shënova tre gola në këtë ndeshje dhe tregova aftësitë e mija në lojë. Jam shumë e lumtur edhe për fitoren e ekipit sepse fituam ndaj një kundërshtari direkt, na u donte një start i tillë në kampionat. U futëm në ndeshje për fitore dhe ia arritëm qëllimit.
Në përgjithësi, skuadra funksiunoi mirë në këtë ndeshje?
Në pjesën e parë, nuk është se dolën aty ku ne donim, por në pjesën e dytë u futëm më të mobilizuara dhe me besim të madh për fitore, dhe me ato që profesori Nikolin Leka na tha në dhomat e zhveshjes në pushimin e pjesës së parë, ne zbatuam gjithçka në fushën e lojës, gjë që na dha edhe rezultatin e dëshiruar.
Vllaznia U17 është kampione në fuqi e Kampionatit Kombëtar, mendoni se do të jetë përsëri e tillë në këtë sezon për këtë grupmoshë?
Patjetër, që edhe këtë vitë të njëjtin objektiv kemi, dhe besojmë se do ta sjellim kupën në Shkodër.
Egla, ju keni një karriere 3-4 vjeçare në sportin e futbollit. E keni filluar me ekipin Shpresa, dhe tashmë jeni tek Vllaznia. E kënaqur me ambientin kuqeblu?
Ndjehem shumë mirë. Është ekipi më i mirë në Shqipëri dhe nuk kam se çfar të them në këtë drejtim. Jam shumë me fat që jam duke luajtë me këtë ekip, ku jam duke mësuar shumë gjëra të reja çdo ditë, dhe realisht është një kënaqësi e madhe për mua.
Patjetër që e ndiqni edhe ekipin e parë të Vllaznisë, kampion absolut në Shqipëri dhe me një përfaqësim dinjitoz në Europë. Sa ju ndimhon të merrni përvojën e duhur nga kjo skuadër?
Po, patjetër, profesori Leka ka shumë raste që me merr të bëj stërvitje edhe me ekipin e parë. Normal, që kur je me to, të motivon më shumë, kam mësu shumë gjëra prej tyre, aq më teëpr që ato kanë qënë pjesë e Champions League, gjë që më ndihmon shumë në ecurinë e karrieres time sportive.
Cilën prej futbollisteve të Vllaznisë preferoni më tepër, kujt dëshironi t’i ngjani më shumë?
Tana janë të mira, por tek sulmueset, është Anna, futbollistja e huaj, e cila ka ardhë e re në ekip dhe shënon gola të bukur. Është shumë e mirë, por në përgjithësi, çdo lojtare nga ekipi i parë është e mirë dhe më pëlqejnë shumë.
Ju keni edhe një model si Megi Doçi, me Vllazninë dhe ekipin kombëtar, e cila është një futbolliste për t’u marrë shëmbull.
Po, Megi është një lojtare shumë e mirë, më pëlqen të ndjek hapat e saj, atë kisha dashtë.
Krahas Vllaznisë, ju jemi edhe pjesë e ekipit kombëtar të moshave. E kënaqur që përfaqësoni fanelen kuqezi?
Po, jam shumë e kënaqur që më kanë dhënë një shans për të treguar veten edhe në kombëtare . Me aq sa kam luajte, jam e kënaqur çfar kam dhënë për kombëtaren, dhe shpresoj të shkoj edhe më lart.
Të kthehemi tek 3 golat e shënuar nga Tiranës në transfertë. Ka ndonjë dedikim, këto tre gola për kë shkojnë?
Të them të drejtën, goli i parë shkon për profen, Nikolin Leken, dhe të tjerët për ekipin.
Ndonjë dedikim të veçantë, për ndonjë personazh?
Po, do të thoja për Imelden, kolegen e ekipit, e cila ka pasë ditëlindjen, por edhe familjen.
Meqë përmendet familjen, sa rol ka ajo në ecurinë pozitive të karrieres tuaj sportive?
Ata ndjehen shumë mirë, vijnë e më ndjekin herë pas here. Janë të lumtur, por kërkojmë shumë prej meje, më motivojnë dhe më shtyjnë përpara gjithmonë.
Dhe, kjo intervistë per tregolëshin tuaj ndaj Tiranës shpresojnë t’ju motivojë më shumë duke qëndruar sa më larg euforisë.
Patjetër që do të punojë edhe më fort në stërvitje duke premtuar edhe më shumë gola për ekipin tim duke premtuar se do të sjellim trofeun në Shkodër.
Sa mendoni se do të jetë shifra juaj e golave deri në mbyllje të kampionatit, mund të kapni kuotën e 20 golave?
Saktësisht, ajo që mund të them, është që unë i kam vënë vetes objektiv që këtë vitë të shpallem golashënuesja më e mirë e kampionatit dhe të fitoj trofeun “Këpuca e Artë”, pse jo edhe 20 gola, mirë do të ishte.
Urime edhe një herë Egla, dhe suksese në vazhdimësi!
Shumë faleminderit.
(Video) Intervisten e plotë me futbollisten golashënuese të Vllaznisë U17, Egla Hoxha, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Intervistoi: Gaspër MARKU