Vllaznia-Laçi, sfida hapëse e javës së 18-të të kategorisë Abissnet Superiore, e cila luhet sot në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 16:00, do të gjykohet nga arbitri kryeqytetas, Adrian Beqiraj.
Krahas arbitrit kyesor Beqiraj, sektori i gjykimit pranë FSHF-së ka vendosur që në ndihmë të tij të jenë dy anësorët nga kolegjumi i Vlorës, Taulant Kasa dhe Maringlen Llukmani, dhe po nga Vlora do të jetë edhe arbitri i katërt, Ermis Çelaj.
Në sistemin VAR dhe AVAR, do të jenë tropojani Dorjan Maletaj dhe durrsaku Florjan Lata. Ndërkohë që delegat i FSHF-së është Andi Zëre dhe vëzhgues Kridens Meta, që të dy nga Tirana.
Trupa gjykuese e ndeshjes, Vllaznia-Laçi. Java e 18-të, Abissnet Superiore
Arbitër kryesor:Adrian Beqiraj(Tiranë)
Asistent 1:Taulant Kasa(Vlorë)
Asistent 2:Maringlen Llukmani(Vlorë)
Arbitër i 4:Ermis Çelaj(Vlorë)
Var:Dorjan Maletaj(Tropojë)
Avar:Florjan Lata(Durrës)
Delegat:Andi Zëre(Tiranë)
Vëzhgues:Kridens Meta(Tiranë)
Fatos LAMAJ