Vllaznia vazhdon të marrë fitore të rëndësishme në shtëpi. Skuadra e Thomas Brdaric ka triumfuar 2-1 ndaj Laçit në “Loro Boriçi” në një ndeshje mjaft interesante.
Kuqeblutë shënuan në minutën e 51-të me anë të 19-vjeçarit, Dodajt, i cili shënoi një gol fantastik. Vetëm 6 minuta më vonë, në minutën e 57-të shkodranët shënuan edhe golin e dytë. Këtë herë nga Delaj, i cili çoi topin në rrjetë për 2-0.
Skuadra e Francesco Morieros nuk dorëzohet dhe arrin të rihapë ndeshjen në minutën e 70-të. Kurbinasit shënuan me Bullain për të çuar shifrat në 2-1. Në minutat e mbetura do të kishte të tjera raste të pastra, por ekipet nuk mundën të gjejnë më golin dhe kjo përballje përfundon në favor të kuqebluve.
Shkodranët mbajnë vendin e katërt me 28 pikë dhe duan fitoren jo vetëm për të vazhduar shkëputjen nga ndjekësit, por edhe për ë rrëmbyer momentalisht pozicionin e parë që gjendet vetëm 2 pikë larg. Ndërsa kurbinasit, të cilët lëngonin në fundin e tabelës, nën drejtimin e Morieros kanë siguruar rezultate pozitive që tani i shohin në vendin e 8 dhe janë shumë pranë daljes nga zona e ftohtë e klasifikimit.