Java e 16-të e Kategorisë së Parë ka rikonfirmuar sërishmi formën e mirë që po kalojnë Vora dhe Burreli. Vora nuk gabon në shtëpi, mposht 3-0 Korabin dhe ruan e vetme kreun e renditjes, në pritje të rezultateve të skuadrave rivale, që do të luajnë ndeshjet respektive ditën e martë.
Burreli konfirmon momentin e mirë që po kalon, mposht 3-1 Kastriotin në shtëpi dhe konsolidon pozitat në vendin e katërt në renditje. Ndërkohë, Valbona flirton me fitoren në “Kukës Arena”, por një gol i Danajt në minutat shtesë për vendasit u mohon tropojanëve një trepikësh të çmuar në transfertë. Mbyllet 1-1 sfida Kukësi-Valbona.
Kujtojmë që ndeshja Erzeni-Pogradeci, e programuar për sot, është shtyrë për të mërkurën për shkak të kushteve të këqija atmosferike.
Dy duelet e programnuara për ditën e sotme janë, Apolonia-Flamurtari (13:30), Besa-Lushnja(13:30).
Kalendari i Kategorisë së Parë, java e 16-të
Dje
Kukësi-Valbona 1-1
Vora-Korabi 3-0
Erzeni-Pogradeci …e shtytë për të mërkurën…
Burreli-Kastrioti 3-1
Sot
Apolonia-Flamurtari (13:30)
Besa-Lushnja(13:30)
Fatos LAMAJ