Sunday, December 22, 2024

Futboll Femra-Luhen 4 ndeshjet e javës së 9-të të kampionatit. Tirana-Egnatia dhe Vllaznia-Teuta, janë shtyrë

Lexo

Laçi – Apolonia ishte sfida përmbyllëse e javës së 9-të në kampionatin e vajzave. Fieraket u rikthyen te fitorja, teksa mposhtën me shifrat 0-12 ekipin e Laçit këtë të diel në “Reshit Rusi”.

Takimi më interesant i javës ishte ai mes Gramshi – Partizani, që u luajt të premten në “Shtëpinë e Futbollit” dhe që përfundoi me barazimin e bardhë 0-0. Një ndeshje mjaft e luftuar nga të dyja ekipet.

Kinostudio mundi në transfertë Lushnjen me rezultatin 5-0. Kryeqytetaset dominuan lojën, teksa shënuan që në pjesën e parë tre gola ndërsa dy golat e tjerë i realizuan në fraksionin e dytë.

Sfida Tirana – Egnatia është shtyrë për shkak të kushteve atmosferike. Po kështu edhe përballja Vllaznia-Teuta është shtyrë, ndeshje këto që do të luhen në një moment tjetër.

 Java e 9-të e kampionatit të vajzave

Lushnja – Kinostudio 0-5

Gramshi – Partizani 0-0

Tirana – Egnatia, e shtyrë

Laçi – Apolonia 0-12

Vllaznia – Teuta, e shtyrë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img