Në Durrës skuadra e Teutës konfirmohet si tersi i Egnatias duke e mposhtur me rezultatin 2-1. Trajneri i skuadrës së Egnatias, Edlir Tetova ka folur në përfundimin e takimit të sotëm.
“Më vjen keq për mënyrën e lojës në pjesën e parë, se nuk bëmë asgjë. Ishim shumë prezent para portës të nxituar. Ishte momenti i penalltisë në minutën e 90 dhe nuk morëm dot një pikë.
Ne kemi një manovër të re të 3-5-2, në disa ndeshje kjo ka shkuar mirë, si me Skënderbeun. Duhet ta bëjmë këtë mekanizëm, të jetë një armë plus. Sot nuk kishim sulmues dhe nuk deshëm të rrezikonim me Bakajokon e Kasën bashkë. Nuk kishim ndërrime për të freskuar sulmin. Kjo nuk funksionoi në pjesën e parë. Në të dytën më ndryshe, kjo edhe për tërheqjen e ekipit kundërshtar që na la hapësirën për të krijuar ato rastet e humbura.
Duhet të fus Ujkën në mekanizmin e skuadrës, lëvizjen e topit. Zejnullai e ka të mësuar automatizimin, Ujka jo. Ujka është kohë e gjatë që nuk luan nga Laçi. Ka momente që e kam mbajtur në lojë vetëm për t’i dhënë minutazhin e duhur në këmbë.
Që skuadra ime të ketë identitet, duhet kjo manovër të shpejtohet, bëhet e shpejtë dhe lojtarët të futen sa më shpejt në automatizim. Por edhe pikët janë të rëndësishme”, tha Tetova për RTSH pas ndeshjes.