Kamza Basket-Vllaznia 93-98(18-26, 25-12, 24-18, 14-25, 12-17)
Ashtu siç pritej, përballja Kamza Basket-Vllaznia, e vlefshme për javën e nëntë të Superligës së basketbollit meshkuj është shoqëruar me shumë rivalitet dhe emocione pa fund, ku fituesi i takimit është vendosur në kohën shtese.
Trajneri i njohur Eni Llazani, rikthehet në pallatin e sportit të Kamzës, aty ku ka drejtuar për një periudhë të gjatë kohore si trajner i kamzalinjëve. Por, këtë radhë duke qënë në krye të kuqebluve, misioni i kësaj transferte ishte për të munduar ish ekipin e tij.
Dhe, një objektiv të tillë e ka arritur, pasi ndeshja e luajtur mbrëmjen e së dielës ka përfunduar me rezultatin 93 me 98 në favor të Vllaznisë. Megjithatë, për të mbërritur tek fitorja, është dashur një luftë shumë e fortë sportive, me kryesimin e Vllaznisë, barazimin dhe marrjen e krysimit të Kamzës, dhe më pas finalizimi ka qënë në favor të kuqebluve.
Vllaznia fiton periodën e parë 18-26, Kamza të dytën 25-12 duke mbyllur pjesën e parë në shifratr 43-38 për vendasit. Edhe pas pushimit, Kamza të luajmë më mirë sesa Vllaznia, dhe duke fituar edhe periodën e tretë 24-18 e thellon avantazhin në 67-56.
Pushimi i shkurtër pas mbylljes së periodës së tretë dhe fillimit të së katërtës i shërben teknikut Llazani të orientojë dhe motivojë skuadrën, e cila futet në fushën e lojës shumë e karikuar. Kësisoj, rezultati nuk vonon, pasi Vllaznia e fiton këtë periodë 14-25 duke bërë që në mbyllje të minutës së 40-të, shifrat e rezultatit të jenë të barabarta, 81-81.
Në këtë mënyrë, për të përcaktuar fituesin, kërkohen 5 minutat shtesë. Minuta këto që flasin përsëri për Vllazninë, e cila me 17 pikë të shënuara kundrejt 12 të Kamzës fiton me meritë të gjithë ndeshjen me rezultatin, 93-98. Fitore që ka brenda kontributin e të gjithë skuadrës, por që më të spikaturit janë: Maurice Talbert Ëalton me 28 pikë dhe 15 kërcime, Robert Shestani: 24 pikë dhe 7 asist dhe Dyquavis Ëilkins: 20 pikë dhe 11 kërcime.
Me këtë fitore ndaj një kundërshtari direkt, pas javës së nëntë të Superligës së basketbollit meshkuj, Vllaznia nuk është më e fundit, pasi me pikët e marra ka këmbyer vendet me Kamza Basket, duke e zbritur atë në vendin e fundit.