Kursi është i rezervuar për trajnerët, të cilët janë të pajisur me licencën UEFA C dhe ish-lojtarët profesionistë, të cilët kanë luajtur të paktën 3 vite në Kategorinë “Abissnet Superiore” dhe 5 vite të aktivizuar në Kategorinë e Parë, që mund të regjistrohen në këtë kurs edhe nëse nuk janë të pajisur me licencën UEFA C.

Kursi për licencën e trajnerit UEFA B do të zhvillohet i ndarë në katër periudha dhe më konkretisht: 6-10 janar 2025, 3-7 shkurt 2025, 17-21 shkurt 2025 dhe 10-14 mars 2025.

Për t’u regjistruar në këtë kurs, të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentacionin si vijon:

Diploma e shkollës së mesme;

Licenca UEFA C – minimalisht aktive 6 muajt e fundit (trajner ose zv.trajner i një skuadre, vërtetim). (Kjo kërkesë vlen për personat që nuk janë ish-lojtarë profesionistë);

Aktivitetin që ju ushtroni (vërtetim nga ekipi);

Fotokopje e ID-së ose e pasaportës;

Numër kontakti.

Kërkesa për regjistrim, duhet të dërgohet përmes postës elektronike në adresën drejtoria.edukimit@fshf.al ,  përmes postës së zakonshme me konfirmim marrje në adresën Rr. Liman Kaba, Nd. 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë ose të dorëzohen fizikisht pranë sekretarisë në të njëjtën adresë.

Për çdo informacion të mëtejshëm në lidhje me renditjen, aspektet logjistike dhe organizative të Kursit, kontaktoni Sekretarinë e Shkollës tek adresa e postës elektronike: drejtoria.edukimit@fshf.al .