Wednesday, December 18, 2024

Kategoria e Parë/ Mbyllen dy ndeshjet e prapambetura. Besa mund Lushnjen 1-0, barazim në sfidën tjetër, Apolonia-Flamurtari, 1-1

Lexo

Janë mbyllur dy ndeshjet e prapambetura të Kategorisë së Parë, Besa-Lushnja dhe Apolonia-Flamurtari.

Në stadiumin e Rrogozhinës, Besa fitoi me rezultatin e ngushtë, 1-0. Kavajasit përfituan dy penallti dhe shënuan vetëm një gol. Heroi i ndeshjes ishte Dos Santos Da Rocha Rubenilson në minutën e 93-të me anë të një penalltie. Ndërsa vlen të përmendet që në pjesën e parë Besa shpërdoroi një tjetër penallti me Mentor Mazrekajn. Me këtë fitore, kavajasit shkojnë në kuotën e 38 pikëve, duke mbetur në vendin e dytë në renditje. Në krahun tjetër, Lushnja me 21 pikë mbetet në vendin e 6-të.

Ndërsa në takimin tjetër skuadra e Apolonisë barazoi 1-1 me ekipin e Flamurtarit, ndeshje kjo e luajtur në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit. Pas golit të vendasve (Maksutin 27’)  ka ardhur goli i Selimit në të 77-ën. Pavarësisht se kuqezinjtë marrin një pikë mes vuajtjes, për ta është një hap fals, pasi pas fitores së Besës dhe Vorës, humbasin kontaktet me 2 vendet e para.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img