Partizani ka marrë një fitore të rëndësishme përballë Vllaznisë, teksa ka marrë përkohësisht kreun e renditjes së kampionatit.
Ndeshja nisi mjaft mirë për “demat”, të cilët, që në minutën e dytë, kaluan në avantazh me anë të Carës pas një asisti perfekt te Rrapajt. Pjesa e parë vazhdoi me mjaft ritëm, duele mjaft interesante dhe raste për kuqeblutë, por pa rezultat.
Në pjesën e dytë, Partizani u mjaftua që të kontrollonte lojën ndërsa për të “vulosur” tri pikët mendoi Rrapaj, i cili me një gol mjaft të bukur në hyrje të zonës shënoi në atë që do të jetë ndeshja e fundit si lojtar “i kuq”.
Pas 19 javësh kampionat Partizani ngjitet në vendin e parë me 33 pikë ndërsa Vllaznia ndodhet në vendin e tretë me dy pikë më pak.