Ekipi i notarëve të Vllaznisë që drejtohet për përkushim dhe profesionalizëm nga trajneri Kolë Shiroka ka bërë një paraqitje shumë të mirë në konkurimet kombëtare dhe ndërkombëtare gjatë vitit 2024.
I tillë ka qënë edhe prezantimi në Kupën “Klavio Meça” që ishte edhe aktiviteti i fundit i vitit 2024 nga ana e Federatës Shqiptare të Notit.
I zhvilluar në Tiranë, pranë ambienteve të pishines së notit “Stela”, ekipi i Vllaznisë u përfaqësua nga 16 sportistë:
- Viki Tafrruku
- Vittoria Hyso
- Melodi Mimaj
- Herta Mimaj
- Kayla Bala
- Klea Dedi
- Federika Rrotani
- Ajten Zaja
- Rajna Memçaj
- Skerdi Kroni
- Dean Vajushi
- Matia Jubani
- Angjelo Rrotani
- Kean Tafili
- Joel Golemi
- Kol Rupa
Ndër to, në konkurimin individual, rezultatet më të mira i arritën dy notare, e zakonshmja Viki Tafrruku dhe Vittoria Hyso, ku të dyja së bashku fituan 7 medalje individuale. Viki Tafrruku, e cila, falë talentit të saj, po bën një lajm i ditëve të fundit për një ofertë nga kombëtarja e Turqisë, fitoi 3 vende të dyta në disiplinat 50,100 metër stil i lirë dhe 100 metër katërnotim.
Ndërkohë, një prezantim po aq të mirë bëri edhe notarja tjetër, Vittoria Hyso, e cila fitoi 2 vende të dyta në 50,100 metër shpine dhe dy vende të treta në 50,100 metër stil i lirë.
Ndërkohë, në klasifikimin ekipor, Vllaznia për femra fitoi vend të tretë në stafeten 4×50 metër stil i lirë, ku u përfaqësua nga sportistet: Viki Tafrruku, Vittoria Hyso, Klea Dedi, Herta Mimaj.
Rezultatet e arritura në Kupën “Klavio Meça” i përkasin Kategorisë OPEN, me tre më të mirët në rang kombëtar.