Monday, December 23, 2024

Abissnet Superiore-Asnjë futbollistë nga Vllaznia në formacionin e javës së 19-të

Lexo

Kampionati “Abissnet Superiore” uli dje siparin e ndeshjeve për vitin 2024. Për herë të fundit për këtë vit, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë bërë përzgjedhjen e formacionit dhe trajnerit më të mirë për javën e 19-të.

Humbja në transfertë me Partizanin dhe përformanca jo e mirë e skuadrës kuqeblu në këtë ndeshje ka ndikuar që në përgjedhjen e formacionit më të mirë të javës të mos ketë asnjë futbollistë nga Vllaznia.

Në portë qëndron gardiani i skuadrës së Teutës, Angelo Tafas. Sakaq, mbrojtja përbëhet nga Bledar Lila (AF Elbasani),Andi Janjeva (FK Partizani), Naser Aliji (Dinamo City) dhe Fabjan Përndreca (FK Bylis).

3 lojtarët e përzgjedhur në mesfushë janë: Isi Manellari (KF Laçi), Kristi Qose (AF Elbasani), Arinaldo Rrapaj (FK Partizani).

Amadou Traore i Laçit qëndron në majën e sulmit, teksa në krahë e shoqërojnë Ëilliam Cordeiro Melo (KF Laçi) dhe Tiago Nani (Dinamo City).

Trajneri i javës është përzgjedhur Francesco Moreiro i ekipit të Laçit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img