Pas një takimi të ngrohtë me pjesëtarët e Shtëpisë së Moshuarve Shkodër, ku edhe drekuan së bashku, Klubi i Futbollit Vllaznia, priti paraditen e së martës edhe nxënësit e shkollës “Medreseja Haxhi Sheh Shamia”.
“Kënaqësi të mirëpresim në stadiumin “Loro Boriçi”, nxënësit e klasës së dytë të shkollës “Medreseja Haxhi Sheh Shamia”, të cilët patën mundësinë të eksplorojnë ambientet tona.
Të vegjlit u njohën me historinë e KF Vllaznia, vizituan dhomat e zhveshjes dhe shijuan drekën në lokalin e stadiumit @stad_yummy .
Dyert e stadiumit “Loro Boriçi” janë të hapura për të gjithë fëmijët apo shkollat që duan të zbulojnë më shumë për klubin tonë të futbollit.”, shkruhet në postimin zyrtar të KF Vllaznia.