Thursday, January 9, 2025

(Video) Alfred Pjetri: Tërbuni nuk e ka vendin në Kategorinë e Dytë! Administratori i klubit paralajmëron firmosjen me pesë futbollistë cilësor për fazën e dytë të sezonit

Lexo

“Tërbuni nuk e ka vendin në kategorinë e dytë”! Kjo është deklarata e administratorit  dhe njëherazi drejtorit sportiv të KF Tërbuni, Alfred Pjetri. Ndaj, për ta realizuar një objektiv të tillë, ngjitjen në Kategorinë e Parë, zoti Pjetrit thotë se skuadra pukjane po vazhdon me përkushtim dhe intensitet përgatitjet në fushën  e stadiumit “Reshit Rusi” për pjesën e dytë të sezonit.

Në prononcimin e tij, ai flet me optimizëm për  një një Tërbun  ndryshe në pjesën e dytë të sezonit 2024-2025 duke bërë të ditur, se ai me kolegët e tij është në bisedime me 4-5 lojtar cilësor për t’iu bashkuar skuadrës në fazën e dytë.

Në vijim të prononcimit të tij, Pjetri vlerëson punën që po bën me skuadrën trajneri Sinan Bardhi, dhe po kështu mbështetjen e duhur dhe të vazhdueshme që klubi ka nga ana e kryebashkiakut Rrok Dodaj, i cili është edhe në cilësinë e presientit të KF Tërbuni.

Ndërkohë, sa i përlojtarëve që Tërbuni ka në dispozicion, administratori Alfred Pjetri komplimenton sulmuesin shtatlartë shkodran, ish futbollistin e Vllaznisë Jurgen Gjini, i cili me përvojën e tij në Superiore dhe Kategorinë e Parë, po spikat si golashënues i ekipit pukjan.

(Video) Prononcimin e plotë në video të administratorit të KF Tërbuni, Alfred Pjetri, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img