Friday, January 10, 2025

Lajm i mirë për Vllazninë, FIFA zhbllokon merkaton e kuqebluve. Repaj dhe Mensah, sot në dispozicion të trajnerit Brdariç për sfidën ndaj Tiranës

Lexo

Lajmet mediatike të ditëve të mëparshme për bllokimin e merkatos së Vllaznisë nga institucioni i FIFA-s krijuan një tip tensioni në radhët e opinionit sportiv shkodran. Nga sa është bërë me dije, një gjë e tillë ka ardhur nga problemet e shfaqura me dy lojtarët, Eslit Salën e ardhur dy sezone më parë nga klubi maltez Valeta, si dhe Lorik Boshnjakun për një pjesë të shlyerjes së detyrimeve të kontratës.

Bllokimin e merkatos, e shikonte si shqetësim jo të vogël edhe vetë trajneri Brdariç, por gjithnjë duke pasur besim se drejtuesit do të arrinin ta zgjidhnin një probleme të tillë. Edhe në konfercën për shtyp dhënë ditën e djeshme, njëshi i pankinës kuqeblu, pikërisht për këtë problem tha se nuk do t’i kishte në dispozicion dy prurjet e reja, Serjan Repajn dhe sulmuesin Alfred Mensah.

Zyra juridike e KF Vllaznia ka punuar gjatë të gjithë këtyre ditëve të para të janarit, dhe në orët e mbrëmjes së djeshme ka arritur të zgjidhë gjithçka në këtë drejtim me palët përkatëse duke zhbllokuar merkaton kuqeblu.

Që do të thotë, se dy prurjet e reja, mbrojtësi Serjan Repaj dhe sulmuesi Alfred Mensah, automatikisht janë federuar zyrtarisht pranë institucionit të FSHF-së për llogari të Vllaznisë, dhe sot që të dy do të jenë në dispozicion të trajnerit Tomas Brdariç për sfidën ndaj Tiranës, takim që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 17:00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img