Monday, January 13, 2025

Shkodranët “pushtojnë formacionin më të mirë të javës së 20-të-“Abissnet Superiore”: Balaj, Jukaj( Vllaznia), dhe Fangaj(Egnatia), Preka(Partizani)

Lexo

Java e 20-të e kampionatit “Abissnet Superiore” uli siparin mbrëmjen e djeshme. Këtë javë triumfuan Vllaznia, Egnatia, AF Elbasani dhe Bylis, ndërsa vetëm një ndeshje u mbyll në barazim.

Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 20-të, në përbërje të cilit janë edhe katër futbollistë shkodranë: Bekim Balaj, Aron Jukaj(Vllaznia), dhe Marcelino Preka (Partizani), Abdurraman Fangaj (Egnatia).

Portieri më i mirë i javës është përzgjedhur Aron Jukaj i ekipit të Vllaznisë. Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga: Alex Peralta (Bylis), Aurel Marku (Bylis), Marcelino Preka (Partizani), Abdurraman Fangaj (Egnatia).

Tre mesfushorët më të dalluar të javës janë: Mario Rabiu (Skënderbeu), Gjelbrim Taipi (Partizani), Arsen Kasa (AF Elbasani).

Në majën e sulmit qëndron këtë javë golashënuesi i “Abissnet Superiore”, Bekim Balaj (Vllaznia), ndërsa krahët përbëhen nga Arsen Lleshi (AF Elbasani) dhe Redi Kasa (Egnatia).

Trajneri i javës është përzgjedhur Nevil Dede.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img