Ish volejbollisti i Vllaznisë dhe i kombëtares së Shqipërisë, Mark Kroqi, por edhe trajneri kampion me Vllazninë e volejbollit meshkuj, i cili për disa vite drejtoi me sukses Klubin Shumësportesh Vllaznia, ka shprehur shqetësimin e tij për kushtet stërvitore të ekipeve të volejbollit. Në opinionin e tij publikuar në rrjetet sociale, Kroqi, ndërsa vlerëson organizimin e aktivitetit ndërkombëtar nga Federata Shqiptare e Volejbollit dhe Bashkia Shkodër të Beach Voley në Velipojë, vë në dukje domosdoshmërinë e ndërhyrjes për rikonstruksionin e palestrave sa nuk asht tepër vonë!
Postimi i ish volejbollistit Mark Kroqi
“Organizimi i aktivitetit nderkombtar nga Fshv dhe Bashkia Shkodër të Beach Voley në Velipojë asht një lajm shumë i mirë . Ne portale të ndryshme shkruhet për degradimin dhe për pasojë kushtet e kqija për stervitjen e ekipeve të voleybollit në Shkoder , nuk kuptoj si ka mundsi që Bashkia harxhon mijera euro për Beach voley dhe nuk shpenzon asnjë qindarkë për mirëmbajtjen dhe krijimin e kushteve për stervitjen e qindra djemve e vajzave që mbushin ekipet e para të Volejbollit të Vllaznisë dhe ato kombtare ?! Duhet nderhyrje për rikonstruksionin e palestrave sa nuk asht tepër vonë!”