Wednesday, January 15, 2025

Akuzohet se ka marrë karton të verdhë qëllimisht në disa ndeshje për të fituar në baste, arrestohet për baste mbrojtësi i Seviljas Kike Salas

Lexo

Mbrojtësi i Seviljas, Kike Salas, një shtyllë e skuadrës së La Ligës, u arrestua sot me akuzën se kishte marrë karton të verdhë në më shumë se një rast për të siguruar baste të suksesshme të vendosura nga miqtë dhe familjarë.

Policia e arrestoi, duke e akuzuar atë për krimin e mashtrimit për përfshirjen e tij të dyshuar në një rrjet të paligjshëm bastesh. Një gjykatë në Morón de la Frontera, vendlindja e mbrojtësit, ka hapur tashmë një hetim ndaj tij dhe dy të rinjve të tjerë që besohet se janë pjesë e rrethit të tij të besuar. Nuk përjashtohet mundësia që të përfshihen edhe më shumë njerëz.

Ndalimi i lojtarit zgjati disa orë. U lirua pas deklaratave në gjykatë,  shkoi në qendrën sportive të Sevillas dhe u stërvit me pjesën tjetër të ekipit, aktualisht i 13-ti në La Liga. Klubi, nga ana e tij, beson në pafajësinë e lojtarit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img