Tuesday, November 26, 2024

Pragndeshja Vllaznia-Skenderbeu, korçarët kërkojnë pikë në Shkodër

Lexo

Ndonëse pozitat në tabelën e klasifikimit, Vllaznia e dyta në renditje me objektiv fitoren e titullit dhe Skenderbeu i parafundit në luftë për mbijetesë, sfida që luhet tyre  të shtunën në “Loro Boriçi” pritet të jetë shumë luftarake. Në kampin korçar ka optimizëm për marrjen e një rezultati pozitiv, që për to edhe barazimi do të ishte i tillë.

Në pritje të kësaj sfide, skuadra korçare ka qënë e akomoduar në Kompleksin “Ttopikal” të Durrësit ku edhe është stervitu për ndeshjen me Vllazninë. Pranë skuadrës është shfaqur edhe presidenti Ardian Takaj, i cili i  ka motivuar për të marrë një rezultat pozitiv në Shkodër. Nga sa bëhet e ditur, Takaj i ka kërkuar skuadrës përqendrim dhe qetësi maksimale deri në ndeshjen e fundit nga ekipi i tij, duke u dhënë lojtarëve besimin e plotë. “Jeni në një moment të mirë të kampionatit dhe normalisht që kjo është diçka që reflektohet edhe nga loja që po bëni. Mund të them se humbja e fundit ka qenë tejet rastësore, e vendosur vetëm nga një episod. Prandaj, nuk duhet të ulni kokën, por të vijoni me të njëjtin përqendrim si në ndeshjet e fundit. Përpara kemi edhe 9 finale, përfshi edhe atë të Kupës së Shqipërisë. Këto nëntë takime kërkojnë të njëjtin përqendrim për të arritur në objektivin final, si për ju individualisht, ashtu edhe për klubin.”, është shprehur Takaj përpara skuadrës së ti.

Sa i përket skuadrës, trajneri Migen Memelli është shfaqur i kënaqur me gjendjen e futbollistëve të tij, të cilët përgjithësisht i ka të gjithë në dispozicion për sfiden me kuqeblutë. Ndër të tjera, korçarët besojnë tek ndeshjet e mira që kanë zhvilluar kohët e fundit në transfertë ku kanë marrë katër fitore radhazi, gjë që shpresojnë të kenë edhe në ndeshjen e radhës në “Loro Boriçi” përballë Vllaznisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img