Monday, April 29, 2024

Boshnjaku i Vllaznisë, Haris Dilaver, beson në fitore ndaj Skenderbeut

Lexo

Ndonëse gjatë ecurisë së kampionatit ka pasur oshilacionet e tij, boshnjaku i Vllaznisë, Haris Dilaver mbetet përherë sulmuesi i duhur i kuqebluve. Kështu pritet të jetë edhe të shtunën në përballjen Vllaznia-Skenderbeu, takjim ky i vlefshëm për javën e 29-të te Superiores së futbollit shqiptar. Në konferencën për shtyp të dhënë një ditë përpara ndeshjes, Dilaver ishte përkrah trajnerit Brdariç dhe në bashkëbisedim me gazetarët shkodranë u shpreh optimist me marrjen e një fitoreje ndaj korçarëve, si dhe më tej për të ecur drejt fitimit të trofeut.

“Kemi pasur pak probleme. Diku prej gjendjes fizike, diku prej terreneve, por fatmirësisht jemi rikthyer dhe kemi gjetur veten. Mendojmë të ecim kështu. Nuk jam shumë i kënaqur me veten. Por, sigurisht kam provuar të jap maksimumin tim në çdo ndeshje. E rëndësishme është që jemi mirë si skuadër dhe kemi mbërritur në finalen e Kupës, të vazhdojmë kështu sepse jemi në rrugën e duhur.”, tha fillimisht Dilaver.

Në vijim duke folur për kundërshtarin, Dilaver tha:”Në çdo ndeshje e marrim krejt seriozisht. Nuk kanë rëndësi, sfidat e fazës së parë. Ne do të provojmë të marrim maksimumin. Ata kanë edhe lojtarë me kualitet. Kohët e fundit kanë qenë edhe mire, ne do të provojmë maksimumin deri në fund. Kurrë nuk mund të thuash 100 përqind se do të fitojmë. Por, ne jemi të bindur për të marrë 3 pikë për të ruajtur pozicionin që kemi.”, u shpreh Dilaver.

Gjatë javëve të fundit, Dilaver është shtuar me vajzë, gjë që duket se I ka dhënë adrenalinën e duhur në jetën personale si dhe në fushën e lojës. “Jam shumë i lumtur. Kjo më ka gëzuar jashte mase dhe kjo më motivon për të dhënë maksimumin, e në fund t’ia dedikoj asaj golin e fitoren”, u shpreh Dilaver, ndërkohë që në fund shtoi se ato si skuadër janë të kënaqur me punën dhe njerëzit që i rrethojnë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img